Çallma (turbani) që e mbante në kokë Muhammedi ﷺ

Homepyetje

Çallma (turbani) që e mbante në kokë Muhammedi ﷺ

Autor. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vinte përgjithësisht në kokë një qylaf të quajtur «kalansuve», mbi të mbështillte çallmën, skajin e

Si të veprojë një i martuar nëse ka rënë në zina?
A i lejohet femrës të vërë deodorant për sqetulla?
Pyetje:Çfarë të bëj, nëse më ikin tri xhuma rend pa i falur?

Autor.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vinte përgjithësisht në kokë një qylaf të quajtur «kalansuve», mbi të mbështillte çallmën, skajin e lirë të së cilës e lëshonte të varur pas shpatullave. (Imam Tirmidhiu).

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e përdortë çallmën gjithmonë dhe thoshte se atë e përdornin edhe engjëjt. Në Miraxh, Muhammedi a.s. kishte parë se shumica e melaqeve kishin çallma. (Hejthemi).

Pejgamberi a.s. përdorte, përgjithësisht, çallmë të bardhë. Fundja, ai e këshillonte ummetin, bashkësinë e tij, të visheshin veçanërisht me rroba të bardha. (Imam Tirmidhiu).

Rrëfehet se gjatë një fjalimi të mbajtur para dhe pas çlirimit të Mekes, ka mbajtur në kokë një çallmë me ngjyrë të zezë. (Imam Muslimi). Por, ndodhte që i Dërguari i All-llahut disa herë të ngjyente çallmën në të verdhë. (Ibn ebi Shejbe dhe Ibni Sa d).

Shkëputur nga libri “Personaliteti shembullor, njeriu më i mirë në devocion dhe adhurim”, Progresi, Shkodër, 2010, fq. 251.

Teksa sot hoxhollarët e mbajnë këtë kapele:

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1