Bill Gates pyet mbi “çipat e tij”, përgjigjet:

HomeTeknologji

Bill Gates pyet mbi “çipat e tij”, përgjigjet:

“Pse do e bëja”, tha ai së fundi, duke komentuar konspiracionet rreth vaksinimit Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, komentoi

Nëse jeni në këtë grup, Google ka një porosi – ose telefoni juaj do të jetë i padobishëm
Kindles më të vjetër mund të humbasin lidhjen me internet
Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB sa i kishte më parë – tani do të jetë i disponueshëm me 128

“Pse do e bëja”, tha ai së fundi, duke komentuar konspiracionet rreth vaksinimit

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, komentoi teoritë e konspiracionit në rrjetet sociale, në të cilat shpesh përmendet në një kontekst negativ.

Në një korrespondencë në Tëitter me Devi Sridhar të Universitetit të Edinburgut, ai komentoi atë më të përhapurën ndaj tij, sipas së cilës te vaksinimi kundër koronavirusit fshihet projekti përtë implantuar çipa në trupat e njeriut.

“Njerëz si unë dhe Antony Fauci (kryeinfektologu amerikan) janë subjekt i shumë keqinformimeve. Nuk e prisja këtë. Një nga teoritë se unë paskam sajuar çipa është krejt pa kuptim. Pse do ta bëja këtë?”, tha Gates.

Vajza e tij 24-vjeçare Jennifer, e cila po studion për mjekësi, bëri shaka me teoricienët e konspiracionit në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit.

“Fatkeqësisht, vaksinimi nuk e futi gjenialitetin e babait tim në trurin tim. Sikur mRNA ta kishte atë fuqi!”, tha ajo.

Në korrespondencën e përmendur, Bill Gates gjithashtu theksoi se pret që së shpejti të përfundojë pandemia e koronavirusit dhe që ky virus të trajtohet si gripi sezonal. /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0