Baba Im Nuk Falë Namaz, Dhe Unë Dua Të Martohem Me Një Vajzë Të Udhëzuar, Si Të Veproj?!

Homepyetje

Baba Im Nuk Falë Namaz, Dhe Unë Dua Të Martohem Me Një Vajzë Të Udhëzuar, Si Të Veproj?!

Autor. Baba im nuk falë namaz, dhe unë dua të martohem me një vajzë të udhëzuar, si të veproj?! Sipas pyetjes, e kuptojmë se babai i tij

Çfarë dallimi ka midis ‘Zotimit’ dhe ‘Betimit’?
Pyetje:A lejohet leximi i Kuranit apo hyrja në xhami duke qenë i papastër?
Si i vjen furnizimi i foshnjës në barkun e nënës?

Autor.

Baba im nuk falë namaz, dhe unë dua të martohem me një vajzë të udhëzuar, si të veproj?!

Sipas pyetjes, e kuptojmë se babai i tij nuk fal namaz, e lusim Allahun azze ue xhel që babain e tij Allahu ta udhëzon, ndërsa sa i përket besimtarit, në këtë rast, nëse babai i tij ia imponon djalit të tij që ta merr një vajzë e cila nuk bën namaz, e cila është e zbuluar, e cila është larg fesë së Allahut, në këtë rast baba nuk dëgjohet, qoftë prej atyre që fal namaz, apo qoftë prej atyre që nuk fal namaz vetëm se në të njejtën kohë, babai rrespektohet.

Ndërsa sa i përket dinit të Allahut azze ue xhel apo martesës, në këtë rast urdhëri i babait ndeshet me urdhërin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe në këtë rast dëgjohet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e babai rrespektohet, mirëpo në këtë rast në veçanti, nuk dëgjohet.

Pra, nëse ti ke dëshirë që të martohesh dhe normalisht që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të ka porositur të martohesh me një besimtare, atëherë përpiqu që ta bindësh babain tënd që të jetë edhe ai dakord edhe pse nuk e bën namazin, që t’i lësh përshtypje të mirë edhe babait tënd, e nëse ai insiston, që medoemos të martohesh me një vajzë të zbuluar, të shfrenuar, atëherë të larguar nga dini i Allahut azze ue xhel, në këtë rast nuk e dëgjon mirëpo e rrespekton babain.

Ndërsa nëse e ke për qëllim që babai i saj nuk bën namaz, nuk do të thotë në këtë rast ta grabitësh, në këtë rast, ka kujdestar të asaj vajzës që e zëvendëson babain e saj. Nëse babai i saj është i shfrenuar, i larguar prej dinit të Allahut, që nuk e don dinin e Allahut azze ue xhel, mund të jetë kujdestar i vajzës, vëllau i saj, apo axha i saj, nëse mungojnë edhe këta, në këtë rast gjendet një kujdestar i saj, siç na ka mësuar dini i Allahut azze ue xhel, pra ka rend në dinin e Allahut, për këtë arsye duhet këto norma ti kemi parasysh që mos të biem ndesh me normat e Allahut, e pastaj të shijojmë idhtësi në këtë botë dhe në botën e ahiretit.

– Hoxhë Sadullah Bajrami

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0