A mund të më tregoni disa emra për vajza?

Homepyetje

A mund të më tregoni disa emra për vajza?

Autor. Pyetje: A eshte emer musliman emri Selina? Nese po cka dmth? Aka mundsi te mi tregoni disa emra per vajza. Ju flm Allahu ju shperble

Baba Im Nuk Falë Namaz, Dhe Unë Dua Të Martohem Me Një Vajzë Të Udhëzuar, Si Të Veproj?!
A lejohet përshëndetja e pleqëve apo e plakave për dore?
Pyetje:A falet namazi i drekës mbas namazit të Xhumasë?

Autor.

Pyetje: A eshte emer musliman emri Selina? Nese po cka dmth? Aka mundsi te mi tregoni disa emra per vajza. Ju flm Allahu ju shperbleft me Xhenetin Ferdevs.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Emri Selina, nuk di që ka ndonjë kuptim në gjuhën arabe.

Ndërsa emrat që ua preferoj për vajza, padyshim janë emrat e nënave të muslimanëve (grave të Pejgamberit salallahualejhiveselem), si: Hadixhe, Aishe, Seude, Hafsa, Zejneb, etj. Apo emrat e grave të pejgamberëve të mëparshëm, si: Sara, Haxher (Gratë e Ibrahimit alejhiselam), Merjem (Nëna e Isaut alejhiselam) etj. Apo emrat e grave të sahabeve, si: Esma, Sumeja, Fatime, Halime, etj.

Gjithashtu mund të zgjedhësh edhe emra tjerë, të cilët nuk janë prej atyre që i përmendëm, por që kanë kuptim të mirë në gjuhën shqipe, edhepse ato të lartpërmendurit kanë përparësi dhe janë më të pëlqyer në Islam.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0