Pyetja e 7-të: A mund të kërkojmë shpëtim prej të vdekurve apo prej atyre që nuk janë prezent? Përgjigjja: Jo, kurrsesi nuk lejohet kër
Pyetja e 7-të: A mund të kërkojmë shpëtim prej të vdekurve apo prej atyre që nuk janë prezent?





Përgjigjja: Jo, kurrsesi nuk lejohet kërkimi i shpëtimit prej tyre. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَا يَخْلُقُونَ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ﴾ [النحل: 20-21]
{(Le ta dinë) ata që lusin të tjerë përveç Allahut, se ata (që u luten) nuk mund të krijojnë asgjë, e madje ata vetë janë të krijuar. Janë të vdekur dhe jo të gjallë, dhe as që e dinë se kur do të ringjallen.} (en-Nahl:20-21)
Gjithashtu Ai ka thënë:
﴿إِذْ تَسْتَغِيثُون رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ ﴾ [الأنفال: 9]





{(Kujtojeni) kur ju i kërkuat shpëtim Zotit tuaj dhe Ai ju përgjigj juve…} (el-Enfal:9) Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – lutej duke thënë:
«ياحي ياقيوم برحمتك استغيث »
«O i Gjallë e i Përjetshëm, në mëshirën Tënde kërkoj shpëtim!» (Tirmidhiu: Hasen)
Marrë nga Libri: Mesojeakiden tende nga Kurani dhe Suneti
Me autor: Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani





Lajmipress
COMMENTS