A lejohet t’i jepet mes’h dy palë çorapeve kur bën ftohtë?

HomeArtikuj

A lejohet t’i jepet mes’h dy palë çorapeve kur bën ftohtë?

Pyetja: A lejohet t’i jepet mes’h dy palë çorapeve kur bën ftohtë, pa i hequr ato për një ditë-natë? *** Përgjigjja: Falenderuar q

Gënjeshtra për qëllim të mirë!
Kujdes, sepse përgojimi është sikur ta hash mishin e vëllait për se vdekuri!
Kjo është Xhamia “El Ghamāmah” ku Muhammedi ﷺ e fali bajramin e fundit!

Pyetja:

A lejohet t’i jepet mes’h dy palë çorapeve kur bën ftohtë, pa i hequr ato për një ditë-natë?

***

Përgjigjja:

Falenderuar qoftë Allahu dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij!

Lejohet që çorapeve t’u jepet mes’h nëse ato nuk janë të tejdukshme, dmth., nëse nuk duket lëkura dhe të kenë mbuluar pjesën e detyruar (deri mbi kyçe). Kohëzgjatja e mesteve është një ditë-natë për vendasin dhe tre ditë-netë për udhëtarin. Koha e llogaritjes së mes’hit fillon që me dhënien e parë të mes’hit pas prishjes së abdesit. Baza e kësaj është hadithi, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre ditë bashkë me netët e tyre për udhëtarin dhe një ditë e një natë për vendasin.” [1]

Po kështu hadithi tjetër, ku thuhet se: “Pejgamberi ﷺ i dha mes’h çorapeve dhe këpucëve (së bashku).” [2]
Nuk ka ndalim nga mbathja e dy palë çorapeve apo më shumë, të veshura të gjitha pas pastrimit të plotë (marrjes abdes duke i larë këmbët), bazuar në kuptimin e pergjithshëm të haditheve. Allahu është Ai që jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva (5/243)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0