A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?

Homepyetje

A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?

A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz? Pyetje: Selamun Alejkum, Shejh A Ban me u martu me nje femer cka se fal namazin? P

Pyetje:Begatitë që ne i posedojmë a janë dhuratë nga Allahu apo pse ne jemi të mirë?
Pyetje:A lejohet me flejtë me qorape ?
Jetojmë në varfëri dhe me sëmundje. Si tja bëjmë?

A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?

Pyetje: Selamun Alejkum, Shejh A Ban me u martu me nje femer cka se fal namazin?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Së pari duhet të kemi parasyshë, se mendimi më i saktë i dijetarëve, është se lënësi i namazit nuk është musliman. Dhe argumentet për këtë janë të shumta. Prej tyre: Thotë Allahu (subhenahu ve te’ala): “Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë“. (Et-Teubeh 11)

Nga ky ajet nënkupthet se nëse nuk e falin namazin, atëherë nuk janë vëllezër të muslimanëve, e nëse nuk janë vëllezër të muslimanëve, atëherë nënekuptohet se janë prej jomuslimanëve, ngase Allahu thotë: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër“. E mohimi i vëllazërisë nuk bëhet me mëkate qofshin ato edhe të mëdha, por bëhet me dalje nga Islami.

Si dhe hadithi në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Vërtetë ndërmjet njeriut, dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit” (Transmeton Muslimi), si dhe në hadithin tjetër në të cilin thotë: “Dallimi ndërmjet neve dhe atyre (muslimanëve dhe jomuslimanëve) është namazi, kush e len atë vetëm se ka bërë kufër. (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Imam Ahmedi me zinxhirë të vërtetë).

Gjithashtu dhe koncensusi i gjithë sahabëve, për të cilin Abdullah ibn Shekik thotë: Ishin sahabët e Muhamedit (salallahualejhiveselem), që nuk shihnin ndonjë gjë prej veprave, që lënia e saj të jetë kufër, përpos namazit.

E pasi është vërtetuar se lënësi apo lënësja e namazit nuk janë musliman, atëherë dihet fare mirë se Islami e ka ndaluar martesën e muslimanit me jomuslimane, (përveç nëse është ithtare e Librit, e që lënësja e namazit nuk është prej tyre).

Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre, nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit).

Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush, All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.” (ElMumtehineh 10)

Allahu e di më së miri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0