A është e vlefshme martesa pa dëshmitar?

Homepyetje

A është e vlefshme martesa pa dëshmitar?

Pyetja: A janë dy persona të martuar nëse ata të dy thonë “Ne e pranojmë njëri-tjetrin si burrë dhe grua, duke pasur Allahun si dëshmitar”,

Pyetje:Çka do të thotë ibadet (adhurim)?
Çallma (turbani) që e mbante në kokë Muhammedi ﷺ
Pyetje:A është zëri i femrës avret?

Pyetja:

A janë dy persona të martuar nëse ata të dy thonë “Ne e pranojmë njëri-tjetrin si burrë dhe grua, duke pasur Allahun si dëshmitar”, pa praninë e dëshmitarëve të tjerë, dhe më vonë bëjnë një festë, duke u treguar të gjithëve se janë martuar?

Përgjigja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka martesë pa një vali (kujdestar) dhe dy dëshmitarë.” [1]

Imam Tirmidhiu, ka thënë: “Mendimi i saktë është ai i transmetuar nga Ibn Abbasi, i cili tha se nuk ka martesë pa prova të qarta… Duke vepruar në përputhje me këtë, dijetarët nga sahabët, shokët e Pejgamberit ﷺ dhe tabiinët dhe të tjerët që i pasuan ata thanë se nuk ka martesë pa dëshmitarë.” [2]

Nëse çifti i përmendur në pyetje nuk ka ndjekur hapat e mësipërm, ata duhet të përsërisin martesën, këtë herë me një kujdestar dhe dy dëshmitarë.

Dhe Allahu e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid

——————–

[1] Irwa’ el-Ghaleel, nr. 1858.

[2] Tirmidhi, 4/235.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0