A E DINI SE CKA ËSHTË SADAKAJA MË E MADHE…?

HomeArtikuj

A E DINI SE CKA ËSHTË SADAKAJA MË E MADHE…?

A E DINI SE CKA ËSHTË SADAKAJA MË E MADHE…? Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: “Nuk ka sadaka më të madhe

Allahu na ruajtë : Djaloshi tha nuk ka vend për Allahun në veturë (VIDEO)!
A lejohet leximi i Kuranit për prindërit?
Kurrë mos i harro këto 3 lutje!

A E DINI SE CKA ËSHTË SADAKAJA MË E MADHE…?

Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: “Nuk ka sadaka më të madhe në shpërblim se sa uji”[1].Transmetohet nga Enesi -radiallahu anhu- se: “Seadi erdhi tek profeti -alejhi selam- dhe i tha: Nëna ime vd\iq dhe nuk la porosi, ai i bën dobi asaj të jap sadaka për të? Ai i tha: Po, jep ujë”[2].Transmetohet nga Sead bin Ubade -radiallahu anhu- se ka thënë: “I thashë:

O i dërguar i Allahut, nëna ime vdiq, cila sadaka është më e mirë (që ta jap për të)? Ai tha: Uji.Ai hapi një pus dhe tha: Kjo është për Umu Seadin”[3].

Transmetohet nga Ali bin hasen bin Shekik se ka thënë: “Kam dëgjuar Ibën Mubareku kur po e pyeste një burrë: O Ebu Abdurrahman, një plagë e vjetër më është hapur në gju që prej shtatë vjetësh, jam kuruar me shumë ilaçe dhe kam pyetur mjekë por nuk më kanë bërë dobi. Ai i tha: Shko e shiko ndonjë vend ku njerëzit kanë nevojë për ujë dhe hap aty një pus sepse unë shpresoj të dalë atje ujë dhe të ndalojë ty gja\kun. Ai kështu bëri dhe u shërua”. E transmeton Bejhakiu.Ka thënë gjithashtu: Me këtë domethënie është dhe një tregim i shejhut tonë Hakim Ebu Abdullah -Allahu e mëshiroftë- : Atij iu sëmur fytyra dhe e kuroi atë në mënyra të ndryshme por nuk iu largua, gjendje kjo që i zgjati gati një vit dhe më pas i kërkoi mësuesit dhe imamit Ebu Uthman Sabunit të lutet për të në mexhlisin e tij ditën e xhuma. Ai bëri lutje për të dhe njerëzit thanë amin.

Xhumanë tjetër një grua hodhi në mexhlis një copë letër ku thuhej se ajo u kthye në shtëpinë e saj dhe bëri shumë lutje atë natë për Hakim Ebu Abdullahin dhe pa në ëndërr të dërguarin e Allahut sikur po i thoshte: Thuji Ebu Abdullahit ti shpërndajë ujë myslimanëve.Unë ia solla Hakimit letrëndhe ai urdhëroi për ndërtimin e depozite uji në derën e shtëpisë së tij dhe urdhëroi të hidhej në të ujë pastaj hodhi gur (për ta mbajtur atë të ftohtë) në të. Njerëzit filluan të pinin; atij nuk i kaloi java vetëm se u shërua, iu hoqën njollat dhe sëmu\ndja në fytyrë dhe iu kthye fytyra më e mirë nga ç’kish qenë. Pas kësaj ai jetoi shumë vite.

Shkëputur nga “Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”Autor Husejn el AuajshePërktheu Teuta Xeka[1]E transmeton Bejhakiu dhe e ka konsideruar hasen shejh Albani.[2]E transmeton Tabarani dhe e saktëson shejh Albani.[3]E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe dhe e saktëson shejh Albani.

Lajmipress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0