Cila vepër e mirë e fshin gjynahin e zinasë?

Homepyetje

Cila vepër e mirë e fshin gjynahin e zinasë?

Pyetja: Cila vepër e mirë e fshin gjynahin e zinasë? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofs

Kam njё motёr tё cilёn e ka prekur shejtani cfarё duaje tё bёj unё qё motra tё shёrohet?
Pyetje:A lejohet të bëjmë xhemat të dytë për faljen e namazit?
Marrja e gjumit në namaz!

Pyetja:

Cila vepër e mirë e fshin gjynahin e zinasë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Nëse është fjala për zinanë e vogël, si p.sh., prekja, puthja e ledhatimi për to duhet penduar sinqerisht te Allahu dhe duhet kryer vepra të mira si namazi, agjërimi e sadakaja. Ndërsa nëse është fjala për zina e madhe, pra për kontakt intim, atëherë për këtë vepër të shëmtuar duhet penduar me një pendim të sinqertë dhe nuk duhet kthyer më asnjëherë te ajo. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Isra: 32)
Për shlyerje të këtij mëkati shkatërrues duhet kryer vepra të mira të shumta, duke filluar prej namazit, agjërimit, sadakasë, leximit të Kuranit, dhikrit, kërkimit të faljes te Allahu, ndihmës ndaj nevojtarëve etj.

Hoxhë Zejd Haziri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0