10 hapa qe te lehtesojne zgjimin per te falur namazin e sabahut!

HomeArtikuj

10 hapa qe te lehtesojne zgjimin per te falur namazin e sabahut!

Profetit alejhi selam kur ka thĂ«nĂ«: “Kushdo qĂ« e fal namazin e sabahut me xhemat Ă«shtĂ« sikur tĂ« jetĂ« falur gjithĂ« natĂ«n.” ShĂ«nuar nga

12 Gabime që nuk duhet t`i bësh Ditën e Xhuma!
Thuaje sa më shumë ketë fjalë sepse ajo është shërim për sëmundjet (e zemrës dhe shpirtit)!
Cili Pejgamber fliste me milingona dhe cka e pyeti, Si jeton per te kaluar vitin..?

Profetit alejhi selam kur ka thënë:

“Kushdo qĂ« e fal namazin e sabahut me xhemat Ă«shtĂ« sikur tĂ« jetĂ« falur gjithĂ« natĂ«n.” ShĂ«nuar nga Muslimi dhe Tirmidhiu.
Sa pĂ«r tĂ« treguar seriozitetin e humbjes sĂ« kĂ«tij namazi pĂ«rmendim hadithin e Profetit alejhi selam ku thotĂ«: “Namazet mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r hipokritĂ«t janĂ« jacia dhe sabahu. Po sikur ta dinin ata se çfarĂ« vlerĂ« kanĂ« ato do tĂ« vinin, edhe nĂ«se do t’i duhej tĂ« zvarriteshin.” ShĂ«nuar nga Ahmedi.

Aspekti praktik i këtij problemi përfshin një numër hapash që ne duhet të ndërmarrim, në mënyrë që të mësohemi me faljen e sabahut rregullisht me xhemat.
1. Nijeti i sinqertë dhe vendosmëria, kur të shkojmë për të fjetur, që të ngrihemi për sabah.
2. PĂ«rkujtimi i Allahut sapo ne tĂ« zgjohemi. I DĂ«rguari i Allahut alejhi selam ka thĂ«nĂ«: “GjatĂ« gjumit, shejtani lidh pas kokĂ«s sĂ« secilit prej jush tri nyje dhe i fryn me fjalĂ«t e mĂ«poshtme çdo nyje:

‘Nata Ă«shtĂ« e gjatĂ«, kĂ«shtu qĂ« fli.’ NĂ«se personi zgjohet dhe kujton Allahun, njĂ«ra nyjĂ« zgjidhet. Kur ai merr abdes, zgjidhet nyja e dytĂ«. Dhe kur fal namazin tĂ« gjitha nyjet zgjidhen dhe ai ngrihet nĂ« mĂ«ngjes i gjallĂ« e nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ«, sepse ndryshe do tĂ« ngrihej i plogĂ«sht e i zymtĂ«.” ShĂ«nuar nga Bukhari.

3. Të flemë herët. Sipas një hadithi të saktë, Profeti alejhi selam nuk pëlqente të flinte para jacie dhe të bisedonte pas saj.
4. Bisedat që janë dekurajuese në këtë rast, siç përmendin komentatorët, janë ato biseda prej të cilave nuk përfitohet. Megjithatë, nëse janë me qëllim të mirë, siç është studimi, të flasësh me një mik, të kalosh kohën me familjen, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Kjo nuk ka lidhje me arsyet për të cilët shumë njerëz rrinë zgjuar deri vonë në ditët e sotme dhe kryejnë gjynahe.

5. Familjarët duhet të inkurajojnë njëri-tjetrin. Po ashtu edhe ata të cilët jetojnë në një apartament.
6. NĂ«se njeh njĂ« mik apo njĂ« shok qĂ«, normalisht, zgjohet nĂ« kohĂ«, kĂ«rkojini atij qĂ« t’ju telefonojĂ« nĂ« kohĂ«n e sabahut. UnĂ« e kam pĂ«rdorur kĂ«tĂ« metodĂ« dhe ka rezultuar mjaft efikase.
7. Nëse e fikni zilen e telefonit, atëherë vendoseni atë pak më larg se krevati ku flini, në mënyrë që të ecni për të shkuar deri atje.

8. Përdorni një orë zgjimi e cila e ripërsërit alarmin.
9. Shmangni ngrënien e tepërt para se të shkoni në shtrat, sepse mbingrënia ju bën të flini thellë edhe rëndë.
10. Përfundimisht, devotshmëria e vërtetë ndaj Allahut është gjëja më e mirë që e motivon njeriun që të ngrihet për namaz, sepse Allahu është Ndihmuesi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0