20 vepra te bukura se si duhet te sillet muslimani me vellain e tij musliman.

HomeArtikuj

20 vepra te bukura se si duhet te sillet muslimani me vellain e tij musliman.

- Fillo i pari me selam dhe përshëndetje ndaj tjerëve, sepse selami e rehaton dhe qetëson tjetrin. 2- Buzëqeshu, sepse buzëqeshja ka ndikim

SubhanAllah, si Allahu i urdhëroj urdhëroi erën, tokën dhe detin që t’ia mbledhin hirin e eshtrave të…
2 rruget qe te dergojne drejte Xhenetit
Mbi 221 mijë bashkatdhetarë arritën në Kosovë gjatë muajit korrik

– Fillo i pari me selam dhe pĂ«rshĂ«ndetje ndaj tjerĂ«ve, sepse selami e rehaton dhe qetĂ«son tjetrin.

2- Buzëqeshu, sepse buzëqeshja ka ndikim magjepsës dhe i afron zemrat e njerëzve.

3- Shfaq interesimi dhe respekt për tjetrin dhe sillu me njerëzit sikur dëshiron ata të sillen me ty.

4- Njerëzit kanë gëzime dhe mërzi, merr pjesë në to.

5- Kryej nevojat e tjerëve arrin te zemra e tyre, sepse njerëzit anojnë kah ata që u kryejnë punë.

6- Fali gabimet e tjerëve dhe le të dominon te ti shpirti tolerant.

7- Pyet për atë që mungon dhe shpreh kujdes për te kjo të garanton afërsi dhe përfitim të zemrave të tyre.

8- Jep dhurata edhe nëse janë të lira, sepse vlera e dhuratës është emotive e jo materiale.

9- Shfaqe dashurinë dhe deklaroje, sepse shprehjet e dashurisë e robërojnë zemrat.

10- Ji artist në ofrimin e këshillës dhe mos e shndërro në turpërim.

11- Bisedo me tjerët rreth temave që e preokupojnë, sepse njeriu anon kah ai që bisedon me te në lidhje me temat që e preokupojnë.

12- Ji optimist, pozitiv dhe përhap myzhde njerëzve që i ke përreth.

13- Lavdëroi tjerët kur bëjnë veprime të mira, sepse lavdi ka ndikim në shpirtin e atij që e lavdëron, por pa teprime.

14- Zgjidhi fjalët e ngrite pozitën tënde, sepse fjala e mirë është mjeti më i mirë për ti afruar zemrat e njerëzve.

15- Ji modest, sepse njerëzit ikin nga ata që tregohen mendjemëdhenj.

16- Ik nga gjuajtja e gabimeve të tjerëve dhe merru me përmirësimin e gabimeve tuaja.

17- Mëso artin e dëgjimit të vëmendshëm, sepse njerëzit i duan ata që i dëgjojnë me vëmendje.

18- Zgjero rrethin e atyre që i njeh dhe çdo ditë fito nga një mik të ri.

19- Shto llojllojshmërinë e specializimeve dhe preokupimeve tuaja, sepse kjo e shton numrin e atyre që i njeh dhe i miqëson.

20- Nëse ja bën një të mirë dikujt mos prit prej tij ta kthen këtë të mirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0